Kroaci, Meta kokë më kokë me Boldrinin
16/04/2016 00:00
Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta gjatë qëndrimit në Split të Kroacisë, ka zhvilluar një drekë pune me presidenten e Dhomës së Deputetëve të Italisë, Laura Boldrini.
Sipas një njoftimi për shtyp, gjatë bashkëbisedimit janë trajtuar çështje me interes të përbashkët mes dy vendeve.
Kryetari i Kuvendit, njëkohësisht i LSI-së, ndodhet në Split në kuadër të punimeve të Konferencës së XIV të kryetarëve të Parlamenteve të Nismës Adriatiko-Joniane.
Top Channel