Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ka nënshkruar një marrëveshje me drejtorin e FBI në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Marrëveshja e bashkëpunimit ndërmjet Byrosë Federale të Hetimit dhe Qeverisë shqiptare është për shkëmbimin e informacionit dhe bashkëpunimin në kuadër të luftës kundër terrorizmit dhe krimit të organizuar.
Në marrëveshje parashikohet që palët të caktojnë një ose më shumë pika kontakti mes tyre.
Drejtori i FBI u angazhua të ndihmojë Policinë e Shtetit në mënyrë të veçantë për trajnimin e punonjësve të policisë shqiptare në akademinë e FBI-së, për trajnimet e vazhdueshme të hetuesve shqiptarë si dhe për përmirësimin e infrastrukturës hetimore.
Gjithashtu Drejtori i FBI u angazhua të ndihmojë për ngritjen e Byrosë Kombëtare të Hetimit, strukturën, burimet njerëzore dhe kapacitetet hetimore të saj, si njësi shumë e rëndësishme në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Top Channel