Deputeti Ben Blushi nuk ndalet për të arritur atë që ai e cilëson si nevojë për demokratizimin e PS. Pavarësisht se rezultati referendumit nuk ishte në favorin e tij dhe të mbështetësve, deputeti rebel duke nisur nga e shtuna do të nis një tur takimesh me bazën sociliste me moton “Shqipërinë mbi Partinë”.
Ndalesa e parë do të jetë Berati nga ku Blushi sëbashku me Mimoza Hafizin Marko Bellon dhe kolegë të tjerë, do të shpalosin idetë e tyre për një qeverisje më të mirë dhe një PS me standarte që respektohet.
Mbetet e paqartë për momentin nëse kjo iniciativë e re e Blushit është një format i ngjashëm me Lëvizjen për Mendimin Ndryshe të disa vite më parë nga Ben Blushi u largua.Kjo lëvizje e deputetit rebel ngre edhe një pikpyetje tjetër.
Atë, nëse Blushi dhe mbështetësit po hedhin hapat e parë të formimit të një partie politike nga ku Beni kërkon të ec vetëm në politikë jashtë Partinë Socialiste.
Top Channel