Zika shkakton mikrocefalinë
14/04/2016 12:55
Ekspertët shëndetësorë amerikanë e konfirmuan se virusi Zika shkakton defektet e rënda në lindje, përfshirë mikrocefalinë.
Qindra foshnje lindën në Brazil vitin e kaluar me sindromën në fjalë, që i lë kokat e tyre të pazhvilluara mirë.
Defeket koinçiduan me një valë infeksionesh të Zikës, çka i shtyu specialistët të dyshonin tek virusi i përcjellë nga mushkonjat. Kërkimet shkencore tani i kanë vërtetuar të tilla dyshime.
Top Channel