Vajza e Donald Trump ndan foton, ja librat që po lexon për të mësuar më shumë rreth Shqipërisë dhe Ballkanit
357 zyrtarë do të ndëshkohen në Kinë lidhur me skandalin që përfshin shitjen e paligjshme të vaksinave.
Agjencia e lajmeve Xinhua bëri të ditur se 192 çështje penale ishin hapur lidhur me rastin që ka të bëjë me shpërndarjen në 59 insitucione shëndetësore të vaksinave të ruajtura e transportuara në mënyrë të papërshtatshme.
Qeveria është zotuar të ashpërsojë procedurat lidhur me menaxhimin e vaksinave. Seria e vaksinave të paligjshme ka qenë në operim që prej vitit 2011 dhe në prill të vitit 2015 dy gra u arrestuan për shitjen e vaksinave me vlerë prej 88 milionë dollarësh. Por detajet u bënë publike vetëm një muaj më parë, kur autoritetet i kërkuan furnitorëve t’i ndihmonin ata në gjetjen e viktimave të mundshme.
Autoritetet shëndetësore u bënë thirrje njerëzve të mos heqin dorë nga vaksinimet. Sipas zyrës së OBSH-së në Kinë, vaksinat duhet të menaxhoheshin siç duhet ose në të kundërtën humbisnin efikasitetin. Por, ajo theksoi se ruajtja e tyre në mënyrë të papërshtatshme nuk i bënte ato të rrezikshme.
Top Channel