Ndoshta nuk është pyetja më e rëndësishme që i keni bërë ndonjëherë vetes, por të gjithë e kemi menduar: pse disa pjesë të trupit tonë kanë ngjyrë më të errët se të tjerat? Për shembull, pse thithkat dhe organet gjenitale kanë ngjyrë tjetër nga lëkura?
Një dermatologe amerikane i ka dhënë përgjigje kësaj pyetjeje. Dr. Lindsey Bordone ka thënë për “Daily Mail” se ndryshimi është si rezultat i kombinimit të melaninës dhe hormoneve. Kur një person arrin pubertetin, rritja e nivelit të estrogjenit dhe testosteronit bën që trupi të prodhojë melaninën, aminoacidin që i jep ngjyrën edhe flokut. Kjo bën që organet gjenitale dhe thithkat të marrin një ngjyrë më të errët.
Fenomeni shpjegon edhe faktin që fëmijët bjondë bëhen brunë kur rriten. Për të njëjtën arsye, lëkura e femrave mund të marrë një ngjyrë më të errët edhe kur është shtatzënë.
Por, Dr. Bordone thotë se lëkura e errët është edhe një shenjë e diabetit, sidomos kur errësohet lëkura rreth qafës dhe poshtë sqetullave.
Top Channel