Vajza e Donald Trump ndan foton, ja librat që po lexon për të mësuar më shumë rreth Shqipërisë dhe Ballkanit
Pas dështimit të Marco Rubios, një prej të preferuarve të establishmentit republikan për nominimin presidencial në zgjedhjet e nëntorit në SHBA, si dhe pas përjashtimit që i bëri vetëm një ditë më parë Paul Ryan, kreu i Dhomës së Përfaqësuesve, një kandidimi të mundshëm si i përzgjedhur në Konventën e korrikut, tashmë vjen një lajm i mirë, nëse mund të quhet i tillë, për republikanët.
Një gjykatë në New Jersey ka marrë një vendim në favor të kandidatit të mundshëm të republikanëve, Ted Cruz, senator nga Teksasi, duke i dhënë atij ligjshmërinë e plotë për të garuar në të ashtuquajturat “primare”, por edhe në zgjedhjet presidenciale të nëntorit, nëse fiton nominimin e partisë së tij.
Teksani i lindur në Kanada, nga një baba kuban dhe nënë amerikane, ishte paditur nga një grup qytetarësh amerikanë, të cilët vinin në dyshim ligjshmërinë e kandidaturës së tij në “primaret” e qershorit në New Jersey. Por gjykata ka vendosur se ai është “një shtetas lindur natyrshëm” nën Kushtetutën amerikane, gjë që e bën atë një shtetas mirëfilli amerikan. Sipas gjykatësit Jeff Masin, senatori Cruz përmbush të gjitha kërkesat kushtetuese për të garuar për president.
Këtë rast nuk e ka lënë pa shfrytëzuar as rivali kryesor i Cruzit për nominimin republikan, Donald Trump, i cili ka hedhur gjithashtu dyshime mbi të drejtën e tij për t’u zgjedhur si kandidat për president. “Ekziston një pikëpyetje e madhe mbi kokën tënde”, i ka thënë manjati i pasurive të paluajtshme rivalit teksan gjatë një debati në janar. “Nuk mundesh t’ia bësh atë partisë tënde”.
Një komitet i qytetarëve të shqetësuar në pjesës jugore të shtetit të New Jerseyt dhe profesori i ligjeve, Victor Williams, argumentuan në gjykatë gjatë së hënës se lindja e senatorit Cruz në Kanada nënkupton që ai nuk është “shtetas i lindur natyrshëm” në SHBA, sipas përcaktimit të asaj që është shkruar në Kushtetutën amerikane. Ata pretendonin se ai ishte një shtetas i natyralizuar, ndërsa thanë se presidentët duhet të jenë të lindur në tokën amerikane. Por këtyre argumenteve, avokati i Cruzit iu përgjigj me faktin se ai është lindur nga një nënë amerikane, çfarë e bën atë shtetas të ligjshëm amerikan.
Top Channel