Rama takon shefen e USAID, mbështetje për futjen e fesë në shkolla

13/04/2016 00:00

Kryeministri Edi Rama në vijim të vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës takoi Administratoren e Përgjithshme të agjencisë shtetërore të ndihmës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës zonjën Gayle Smith.

Zyra e shtypit në kryeministri citon zonjën Smith të ketë deklaruar se “Kryeministri Edi Rama është një lider me vizion, që kërkon të ndërtojë për vendin e vet themelet e zhvillimit ekonomik dhe modernizimit”.

Sipas njoftimit të Kryeministrisë, zonja Smith shprehu mbështetjen e USAID për projektin e futjes se kurrikulave edukuese mbi besimet fetare në programet e shkollave.

“Kjo nisme është diçka tepër e zgjuar”, tha Smith duke theksuar se “Nëse brezi i ri, jo vetëm në Shqipëri, por kudo në botë, do të jetë i edukuar mbi besimet fetare, do të jetë shumë më e vështirë për të rënë pre e manipulimeve ekstremiste”.

Top Channel