Nishani reagon ndaj Veliajt: Është ofenduar institucioni i Presidentit

13/04/2016 12:30

Presidenti Bujar Nishani ka takuar nga afër protestuesit e shoqërisë civile, në kodrat e Liqenit artificial. Duke i shprehur mbështetjen e tij dhe duke e cilësuar lëvizjen e tyre, si një lëvizje emancipuese, Presidenti Nishani, e ka quajtuar të papranusheme atë që po ndodh në Parkun e Liqenit.

“Ky vandalizëm që po i bëhet parkut të liqenit të Tiranës, të vetmes pasuri publike dhe hapësirë qetësie dhe shplodhje që i ka mbetur për fat të keq Tiranës është i papranueshëm”, ka thënë kreu i shtetit.

Presidenti i është përgjigjur dhe sulmeve të kryebashkiakut Erion Veliaj.

“Kushdo individ që adreson sulme me fjalore rrugaçërie ndaj Presidentit të Republikës, meriton vlerësimin që i takon. Presidenti i Republikës është kreu i shtetit shqiptar prandaj çdo ofendim, çdo fyerje që i adresohet Presidentit të Republikës, i është adresuar çdo qytetari shqiptar”, ka thënë Nishani.

Një ditë më parë kreu i shtetit pati takim me aktivistët ku u premtoi dhe mbështetjen e tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA