Ndotje në Fierzë, Drini shkarkon mbetjet urbane në liqen

13/04/2016 12:15

Rritja e nivelit të ujit në Liqenin e Fierzës është shoqëruar me grumbullimin e mbetjeve plastike e organike pothuajse në të gjithë sipërfaqen e këtij liqeni.

Duke u gjendur përballë kësaj situate aspak të këndshme, Bashkia e Kukësit i ka bërë apel institucioneve shtetërore dhe Ministrisë së Mjedisit që të merren masa për zgjidhjen përfundimtare të këtij problemi mjaft shqetësues.

Bujar Muçmata, sekretar i përgjithshëm i Bashkisë Kukës, shprehet: “Jemi në prag të nisjes së sezonit turistik dhe përballja me këtë situatë nuk është dinjitoze për një vend që ka synim zhvillimin e turizmit”.

Ndonëse drejtues së Ministrisë së Mjedisit të Kosovës dhe Shqipërisë janë ulur në tryezën e bisedimeve, nuk është bërë asgjë për zgjidhjen përfundimtare të këtij problemi.

Një vit më parë është ndërhyrë në mënyrë vullnetare nga një kompani e specializuar për pastrimin e të gjithë sipërfaqes së liqenit të Fierzës, por ky pastrim ka zgjatur vetëm për një sezon.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA