Mat, dëmtohet kanali vaditës, protestojnë banorët

13/04/2016 12:30

Ndërtimi i një hidrocentrali në Rukaj të Matit rrezikon të lërë pa ujë për vaditje 500 hektarë tokë të kësaj zone. Kanali i Sekës, ndërtuar në vitin 1977, ka dy vjet që ka humbur funksionin e tij për shkak se është dëmtuar.

Banorët e fshatrave Prell, Rukaj e Rrëmull protestuan dhe kërkuan rikthimin e kanalit në gjendjen fillestare.

“Jemi plotësisht dakord të vazhdojnë punimet, por të kujdesen për banorët e fshatit”, shprehen banorët.

Ata thonë se zona ka edhe pasuri arkeologjike që po dëmtohen.
Kompania që po ndërton hidrocentralin thotë se kanali do vihet në funksion shumë shpejt.

Erando Abdyli, përfaqësues i kompanisë ndërtuese, thotë: “Projekti parashikon kthimin e një linje rreth 2 km në tubacion dhe do të ketë nënkalimin e kanalit origjinal vaditës. Komunës Rukaj i shkurtohet 2 km investim që do të bëhet për restaurimin e këtij kanali”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA