Menaxhimi i krizës së refugjatëve ishte tema e ditës në takimin e ministrave dhe sekretarëve të shtetit për çështjet europiane, të zhvilluar në Amstërdam. Në këtë takim ishte e pranishme dhe ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha.
Gjatë bisedës theksi u vu në bashkëpunimin e të gjitha vendeve me një program të përbashkët për të adresuar problematikat dhe për të gjetur zgjidhje për situatën e krijuar.
Tregu i përbashkët europian, gjetja e mundësive te reja për krijimin e vendeve të punës, mirëqeverisja dhe transparenca në secilin nga vendet anëtare dhe vendet që aspirojnë të jenë pjesë e Europës se Bashkuar, ishin gjithashtu tema të rëndësishme diskutimi.
Ministrja Gjosha, takoi shumë nga Ministrat e Çështjeve Europiane dhe Sekretarët e Shteteve duke bashkëbiseduar dhe ndarë me ta besimin se Projekti Europian, është një model i suksesshëm që do të provojë edhe njëherë se i bën ballë problemeve dhe krizave.
Top Channel