“Aeroporti i Kukësit” drejt Parlamentit; 2 kompani interes për të operuar

13/04/2016 18:40

Në mbledhjen e fundit të Këshillit të Ministrave u miratua ndryshimi i kontratës konçesionare të aeroportit të Rinasit, e cila mundëson liberalizimin e fluturimeve ndërkombëtarë edhe nga aeroporti i Kukësit, apo të tjera që mund të ndërtohen në të ardhmen.

Pak ditë më parë u njoftua arritja e marrëveshjes me kompaninë TIA, e cila ka me konçesion aeroportin “Nënë Tereza”. Ndërkohë që do të jetë Parlamenti ai që do të japë miratimin përfundimtar.

Sipas qeverisë, aeroporti i Kukësit mund të jetë gati në fund të vitit për të kryer fluturime dhe dy kompani low cost, “Ryan Air” dhe “Wizz Air” kanë shprehur inteteres konkret për të operuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA