Ministri Tahiri, sensibilizim fëmijëve për sigurinë rrugore
11/04/2016 00:00
Në kuadër të javës së sigurisë rrugore ministri i brendshëm Saimir Tahiri ishte i pranishëm në shkollën 9-vjecare “Edit Durham” në kryeqytet ku u zhvillua një aktivitet sensibilizues.
Tahiri bashkëbisedoi me nxënësit të cilët i adresuan disa pyetje, si dhe ndoqi dhe një demonstrim për respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor.
Tahiri iu përgjigj interesimit të mediave edhe mbi ligjin e kthyer nga presidenti Nishani për masat shtesë të sigurisë publike. Tahiri mohoi zërat që ky ligj është kundërshtuar nga partnëret Pameca dhe Icitap të policisë duke e cilësuar këtë një debat absurd.
Top Channel