“Luftë tregtare” me Maqedoninë

11/04/2016 00:00

Në fundjavë bizneset shqiptare reaguan në lidhje me bllokimin e disa kamionëve me produkte bujqësore nga Shqipëria nga ana e Maqedonisë.

Kjo pasoi reagimin e parë të Ministrisë së Bujqësisë, e cila e vlerësoi këtë vendim të autoriteteve maqedonase si shkelje të marrëveshjes së CEFTA-s.

Këtë të hënë, sërish Panariti njoftoi se situata është zhbllokuar.

“Situata është zhbllokuar pra 5 kamionët që ishin bllokuar në fundjavë tashmë janë futur”, tha ai.

Ministri Panariti thotë se bllokimi i eksporteve shqiptare nga pala maqedonase është kryer pa asnjë arsye dhe se përbën shkelje të marrëveshjes së tregtisë së lirë.

“Edhe analizat që u kryen nga autoritetet maqedonase vërtetuan pastërtinë e produkteve tona, kështu që unë kam kërkuar nga Ministria e Ekonomisë dhe e Financave ta ngrenë këtë problem në CEFTA dhe në Bashkimin Europian, përndryshe kjo merr dimensionin e një konkurrence të pandershme për të mos thënë edhe luftë tregtare”, u shpreh ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA