Dhunohet në burgun e Reçit Sokol Sanxhaktari, ofendoi gardianët dhe Safet Bajrin
Ka rinisur këtë të hënë procesi gjyqësor mes ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj dhe kryetarit të PD, Lulzim Basha.
Në fillim të seancës, gjykata ka pranuar shqyrtimin e materialeve të paraqitura nga ministri dhe avokati i tij.
Kështu, avokati i zotit Beqaj u ka dorëzuar togave të zeza një CD me deklaratat e kryetarit të opozitës dhe disa gazetave.
“Nuk kam asgjë personale me Bashën, por si kryetar i Partisë Demokratike po keqpërdor fjalën e lirë”, ka thënë Beqaj.
Ndërsa avokati i Bashës në këtë proces ka paraqitur disa deklarata të Partisë Demokartike ndaj ministrit Beqaj dhe shkresat nga kanë shkas për këtë deklarata.
Seanca u shty për t’i dhënë mundësi gjykatës të marrë pajisjet për të parë dhe dëgjuar në sallë deklaratën e Bashës ndaj ministrit të Shëndetësisë.
Top Channel