Shkodër, polumbarët nxjerrin nga liqeni trupin e dëmtuar të helikopterit EC145

10/04/2016 17:10

Pasditën e së dielës, shtabi i përgjithshëm i Forcave të Armatosura lëshoi një deklaratë mbi ecurinë e hetimeve të aksidentit të helikopterit EC145.

Siç bëhet e ditur, polumbarët kanë nxjerrë nga liqeni trupin e dëmtuar të helikopterit, ndërsa Prokuroria që po heton çështjen ka në dispozicion edhe “Kameran regjistruese”.

Shtabi i Forcave të Armatosura thotë se ekspertët e “Eurocopter” dhe ata ushtarakë amerikanë kanë asistuar grupin hetimor.

Në deklaratë gjithashtu thuhet se Frocat e Armatosura dhe Ministria e Mbrojtjes po vijojnë bashkëpunimin intensiv me Prokurorinë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA