Skandali i abuzimeve seksuale, prokurorët: 6 muaj burg për Hastert
09/04/2016 00:00
Prokurorët kërkojnë dënimin me 6 muaj burg për ish kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve Dennis Hastert, i cili akuzohet se ka paguar shuma të mëdha parash për të mbuluar një skandal abuzimesh seksuale.
Provat e paraqitura gjykatës tregojnë se Hastert kishte rënë dakort t’i jepte 3,5 milionë dollarë një personi me të cilin kishte abuzuar kur ai kishte qënë 14 vjeç, ndërsa ish zyrtari i lartë kishte punuar si mësues. Prokurorët pretendojnë se Hastner ka abuzuar me 5 djem të mitur.
Top Channel