Në vendin e aksidentit ajror në Liqenin e Shkodrës ndodhen ende forcat e policisë ushtarake, policisë së rendit, zhytësit e RENEA-s, si dhe ekspertët franceze e ata amerikanë që i janë bashkuar hetimit të ngjarjes.
Forcat në terren janë duke organizuar punën për të nxjerrë përfundimisht nga thellësia e ujit trupin e dëmtuar të helikopterit “EC 145” që u rrëzua në rrethana ende shume të paqarta teksa kryente një fluturim rutinë stërvitjeje.
Pothuajse gjatë gjithë ditës së sotme, në vendin e aksidentit ishin të pranishëm si ekspertët e ushtrisë dhe forcave ajrore, edhe ata të huaj që po asistojnë hetimet.
Ndërkohë mësohet se me ndihmën e zhytësve të RENA-s, përveç kutisë së zezë janë nxjerrë disa pjesë të helikopterit si bishti, helika e bishtit, xhamat dhe kokoret e pilotëve.
Pritet që për arsye sigurie të hiqet edhe një bombul ajri dhe më pas të nisë operacioni për nxjerrjen jashtë ujit të të gjithë trupit të helikopterit.
Top Channel