Mbifaturimet e energjisë, PD: Rama vërsul bandën e OSHEE

09/04/2016 00:00

Partia Demokratike ka akuzuar kryeminstrin Edi Rama se po sul mbi qytetarët nëj valë represioni të OSHEE-së, me mbifaturime të energjisë.

“Faturimet shkruhen sipas nevojës për të mbushur arkën e Edi Ramës, e jo sipas konsumit. Vetëm për vitin e kaluar, 91 mijë e 400 qytetarë janë ankuar për faturimet abuzive. Gjahu i preferuar janë familjet që kursejnë energjinë dhe kur matësi tregon pak, atëherë banda e Edi Ramës i kalon në aforfe, duke ua shumëfishuar gjobën. Shtëpitë në zonat e plazhit janë gjithashtu objekt sulmi. Edhe pse ato janë të mbyllura dhe pa konsum, familjarët zbulojnë papritur tarifa të kripura. Faturohen sikur të kenë konsum normal edhe banesa emigrantësh që janë prej kohësh të mbyllura e ku nuk jeton njeri. Qytetarët e abuzuar nga ky mbifaturim, nuk kanë asnjë detyrim, dhe ky abuzim është një thirrje për mosbindje civile”, tha Ina Zhupa, zëdhënëse e PD-së.

Top Channel