Kërcënimi për kritikët në media, jep dorëheqjen ministri portugez

09/04/2016 00:00

Ministri portugez i Kulturës dha dorëheqjen pas kërcënimit se do të fshikullonte kritikët e tij të medias. Përmes një postimi në Facebook, Joao Soares tha se mezi priste ti jepte ca “goditje përshëndetëse”  editorialistëve të dy gazetave vendase.

Postimi tërhoqi menjëherë me qindra kritika nga publiku, politikanët e opozitës dhe gazetarët. 66-vjeçari Soares vendosi të largohej pasi kryeministri Antonio Costa e thirri për sqarim e përcolli dhe një ndjesë publike.

Top Channel