
Në vizitën e tij në Baldushk, Mullet dhe Priskë ku bisedoi me të rinjtë, Lulzim Basha, theksoi se programi ekonomik i Partisë Demokratike do t’i japë një ndihmë rrënjësore bujqësisë, për të cilën të djathtët kanë parashikuar një mbështetje të cilësuar prejt tyre si më e larta e bërë ndonjëherë për këtë sektor, 1.5 përqind të Prodhimit të Brendshëm Bruto.
“Buxheti i financimit të bujqësisë do të jetë 150 milionë euro në vit. Hapi i parë do të jetë mbështetja direkte për bujqësinë, që është 50 përqind e popullsisë. Mbështetje drejtpërdrejtë për fermerët, për familjet e fermerëve me subvencionim të drejtpërdrejtë nga shteti. Se sot edhe ato 5 lekë që shpërndahen, 2.5 lekë i mban hajduti që i thotë vetes “shef”, e gjysma tjetër e merr kur paguan gjysmën. Paraja do të shkojë në konton tuaj. E vetmja gjë që do të kontrollohet është që këto para realisht po shkojnë për prodhim bujqësor dhe blegtoral”, tha Basha.
Kreu i opozitës përsëriti për të disatën herë përpara të rinjve të fshatrave që vizitoi se do të shfuqizojë ligjin e arsimit të lartë të hartuar nga socialistët, për të bërë siç tha ai, një ligj për studentët dhe jo për klientët.
Top Channel