Siguria në Belgjikë, shtohen uniformat kudo në vend

08/04/2016 11:00

Pas sulmeve në Bruksel që shënjestruar aeroportin ndërkombëtar të qyteit dhe një stacion metroje, masat e sigurisë janë shtuar ndjeshëm në qendrat e transportit në Belgjikë, por edhe në të gjithë Europën.

Aeroporti i dytë më i madh që i shërben kryeqytetit belg është Charleroi, që gjendet 55km në jug të qytetit.

Ushtria dhe policia janë të pranishme aty gjatë gjithë kohës dhe kontrollojnë njerëzit e makinat që para se të hyjnë në zonën e aeroportit, qofshin pasagjerë apo jo. Aeroporti Charleroi po pranon 90 fluturime në ditë, 20 më shumë se zkonisht për të kompensuar disi probelet nga aeroporti Zaventem, i cili po punon me një të pestën e kapacitetit.

Në stacionin e Eurostarit në Bruksel, aty ku mbërrijnë trenat nga Londra dhe Parisi, forcat e sigurisë kanë shtuar kontrollet e rastësishme të njerëzve e bagazheve. Ndërkohë, në Francë, autoritetet kanë dislukuar të paktën 3 000 oficerë policie civilë dhe të armatosur në trenat e vendit për të parandaluar sulme të tjera.

Në Bruksel, 39 nga 69 stacionet e metrosë mbeten të mbyllura pas sulmeve të 22 marsit, pasi ka mungesë personeli sigurie për t’i mbikqyrur. Ekspertët thonë se uniformat në rrugë janë të rëndësishme sepse i japin njerëzve një ndjesi sigurie, por puna e vërtetë kundër terrorizmit bëhet nga agjesitë e sigurisë dhe përsa i takon bashkëpunimit të tyre, mund të bëhet shumë debat.

Më herët kryeministri belg, Charles Michel tha se shkmëbimi i informacionevë të inteligjencës duhet të jetë prioritet mes vendeve të BE, duke lënë të kuptohet se deri tani kjo nuk ka ndodhur. Gjithnjë e më shumë fraksione politike në Europë po kërkojnë mbikqyrje më të rreptë të çdo pasagjeri që hyn apo del nga Europa për të gjurmuar të dyshuarit për terrorizëm.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - Bileta