Sherri Berisha-Braçe bllokon Kuvendin, PD: Të ndëshkohet deputeti

07/04/2016 17:00

As mbledhja e Byrosë së Kuvendit nuk ka qetësuar ujrat e trazuar mes maxhorancës dhe opozitës pas tensioneve të shoqëruara me fyerje e deri përpjekje për goditje fizike në seancën plenare të kësaj të enjteje.

Zv.kryetari demokrat i Byrosë, Edmond Spaho, pasi la mbledhjen ku opozita kërkoi masa ndaj Erjon Braçes për fyerje të deputetëve, akuzoi maxhorancën se po zbaton standarde të dyfishta sa i takon zbatimit të rregullores së Kuvendit.

“Byroja nuk mori asnjë vendim dhe maxhoranca aplikoi standard të dyfishtë në interpretimin e rregullores. Ndaj deputetit Braçe, që pati një qëndrim arrogant dhe fyes në Kuvend, nuk u mor asnjë vendim. Qëndrimi i maxhorancës është në kundërshtim me atë që parashikon rregullorja ndaj deputetit Braçe”, tha Spaho.

Në Byro, Partia Demokratike kërkoi përjashtimin me 10 ditë të Erjon Braçes, ndërsa Partia Socialiste po kaq ditë për deputetët demokratë, Sali Berisha, Arben Ristani dhe Roland Keta.

Mësohet se maxhoranca ka kërkuar më shumë kohë për të shqyrtuar kërkesën e opozitës. Kërkesat pritet të shqyrtohen në mbledhjen e radhës së Byrosë.

Në këto kushte me rinisjen e seancës plenare, kreu i Kuvendit Ilir Meta njoftoi shtyrjen e saj për një tjetër datë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA