Halimi-Leskaj, debate në Kuvend, ndërhyn Berisha

07/04/2016 00:00

Mandati i Valentina Leskajt në Kushtetuese ka qënë përplasja e radhës mes Eduart Halimi dhe vetë deputetes, ku nuk ka ngurruar të ndërhyjë me batutat e tij edhe ish kryeministri Sali Berisha.

Halimi: Ne e kemi shqyrtuar kërkesën tonë në komisionin e mandateve, dhe atje maxhoranca në mënyrë unanime e rrëzoi kërkesën e opozitës për ta çuar mandatin në Gjykatën Kusthetues. Erdhëm në parlament, maxhoranca e gjitha refuzoi kërkesën e PD për ta çuar mandatin në Kushtetuese. Keni marrë dy vendime në thyerje të rëndë të Kushtetutës. Kishit marrë tre, për Koço Kokëdhimën, zonjën Leskaj dhe zotin Suli. Të njëjtën procedurë për ato dy vendime që janë antikushtetues, parlamenti duhet të ishte mbledhur dhe ti kishte marrë. Pse beni viktimën? Viktima këtu nuk jeni ju, po qytetarët. Nuk do ndëshkohet njeri. Ne pretendojmë se ju keni shkelur Kushtetutën duke përfituar një konçesion apo duke marrë para publike të qytetarëve, jo tonat. Këtu ka vetëm një rrugë. Ju zgjateni sa të doni, zvarriteni, po nuk i shpëtoni dot, çështja e ekzekutimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese dhe Kushtetutës

Leskaj: Kam kërkuar të shqyrtohet vet dhe këtu bëjmë diferencën. Është e drejtë e Kuvendit dhe Kuvendi ka votuar kundër, po jo për të mos e çuar në Kushtetuese se nuk keni pasur kërkesë fillimisht për në Kushtetuese. Në muajin mars pasi ka ardhur vendimi i Gjykatës Kushtetuese për deputetin tjetër ju keni përcjellë një shkresë dhe thoni që në bazë të vendimit të gjykatës kushtetuese të çohen dhe këto dy të tejrët. Herën e aprë kqërkesa ka qënë për Kuvendin. Hera e dytë kur ka ardhur kërkesa unë i jam drejtuar Kuvendit që kjo të shkojë sa më shpejt në Gjykatën Kushtetuese, meqënëse si individ nuk legjitimohesh. I jam drejtuar me letër kryetarit të Parlamentit

Meta: Mos të diksutojmë më për këtë çështje. Po për procedurë…

Berisha: Meqënëse kam marrë fjalën shumë herë për këtë problem më duhet të them se zonja Leskaj bëri detyrën e vet, po pasagjerët nuk zbresin nga treni. Tani kjo duhet zgjidhur. Shoferi dorëzoi patentën, tani kjo kërkon një votim një për një. Kush do të qëndrojë në tren e kush do zbresi, nominal. Është shumë e thjeshtë. Unë kërkoj votim nominal

Meta: Unë mendoj që ju cuditërisht nuk e mbajtët fjalën se thatë do flisni për procedurë. Votimi ishte maskim, apo jo Bashkim (Qesh). E kemi diskutuar disa herë këtë cështje, mendoj që zonja Leskaj është treguar mjaft korrekte.

Top Channel