Tiranë, përplasen dy automjete pranë Urës së Farkës
05/04/2016 00:00
Një aksident automobilistik ka ndodhur pasditen e së martës pranë Urës së Farkës në Tiranë.
Dy automjete, një “Benz” dhe një kamionçinë, janë përplasur me njëra-tjetrën, por fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar, vetëm dëme materiale.
Policia mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Top Channel