Tiranë, arrestohen 4 persona për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike
05/04/2016 00:00
Policia e Tiranës ka arritur të vërë në pranga 4 persona ditën e martë për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.
Bëhet e ditur se personat e arrestuar janë shtetasit Lorenc Bacelli, Marius Ali, Albi Luca dhe Rubin Përzhita.
Policia bëri të mundur sekuestrimin e një sasie heroinë, kokainë dhe kanabis sativa e ndarë në porcione. Gjithashtu personave të ndaluar i është sekuestruar edhe një mjet tip Mitsubishi, një motor, dy biçikleta, 200 mijë lekë dhe 100 euro.
Sipas policisë të arrestuarit shpërndanin drogë në zonën e Unazës së Re, Irfan Tomini, dhe te Fusha e Aviacionit.
Top Channel