Referendumi në PS, Klosi takim në Berat me PS, Blushi: S’ka listë votuesish

05/04/2016 00:00

Rëndësia që PS është duke i dhënë referendumit të së shtunës ka çuar në terrren për takime me bazën e partisë së Beratit, Sekretarin Organizativ, Blendi  Klosi, ministren Ermonela Felaj dhe deputetët e zonës.

“Është një pyetje fare e thjeshtë. Është një pyetje që ka marrë një ratifikim në Kongres, por që ka nevojë që të marrë edhe ratifikimin e antarësisë së partisë me 1 antarë 1 votë.  Sepse edhe mandati kryetarit aktual të Partisë Socialiste është aktiv me 1 antarë 1 votë. Duam mendimin e çdo antari të familjes sonë Socialiste sepse kështu jemi të ndërtuar jemi në një harmoni perfekte brezash”, tha Klosi.

Por, nga Tirana, deputeti Ben Blushi ka renditur akuzat e radhës për këtë proces, duke ngritur pretendimin e mospasjes së listave të zgjedhësve e si pasojë nuk dihet numri votuesve.

“Nëse referendumi të jetë i vlefshëm duhet të marrin pjesë 51% e pjesmarrjes. Sa është lista e zgjedhësve, mbi të cilën mund të llogarisim 51 përqindëshin? Palët që përfaqësohen në referendum pra palët që janë kundër referendumit nuk kanë të drejtë as ta vëzhgojnë as të bëjnë fushatë as të numërojnë votat. Ca referendumi është ky që votat i numëron ai që kërkon referendumin? Gjithçka është parregullt. Unë nuk do të votoj në referendum sepse nuk mund të votoj për të legalizuar një shkelje”, u shpreh Blushi.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta