Projekti i Sheshit Skënderbej, Basha: Klientelist

05/04/2016 13:45

Lulzim Basha ndan një tjetër mendim nga kryeministri Edi Rama në lidhje me projektin e Sheshit Skënderbej.

“Çfarë është realisht ‘investimi’ në shesh? Shkatërrim i gjelbërimit, tender për xhepat e tyre dhe dy kulla betoni për oligarkinë dhe veten e tyre. Ky është meraku i madh i Pashait të Korrupsionit dhe jo vetmia e Gjergj Kastriotit”, thotë Basha.

Kreu i demokratëve akuzon qeverinë se vazhdon të krekoset me fasada betoni, në një kohë që ka rritur papunësinë, taksat dhe njerëzit mezi sigurojnë bukën e fëmijëve.

“Vazhdojnë me palma që i blejnë një djall e gjysmë, ndërkaq njerëzit nuk sigurojnë dot bukën e fëmijëve. Rrisin taksat dhe falimentojnë biznesin e mbyllin vende pune, rrisin faturat e energjisë dhe të ujit, vjedhin të ardhurat, ndërkaq hiqen si çlirimtarët e Kastriotit”, shprehet kreu i demokratëve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA