Meta takon Presidentin e Hungarisë

05/04/2016 00:00

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, priti Presidentin e Hungarisë, János Áder ditën e martë. Meta theksoi se Hungaria është një mik dhe aleat i veçantë për shqiptarët, duke qëndruar gjithnjë pranë nesh në momente të veçanta të historisë sonë.

“Por mbi të gjitha mbetemi gjithnjë së bashku si aleatë në NATO dhe partnerë në Bashkimin Evropian, për t’u përballur me sfidat e përbashkëta që cënojnë kontinentin tonë”, theksoi Meta.

Presidenti i Hungarisë nënvizoi se vendi i tij është mbështetës i procesit të integrimit evropian të Shqipërisë, duke vënë në dukje se “alfa dhe omega e progresit dhe e hapjes së negociatave është reformimi i sistemit të drejtësisë”.

Në këtë kontekst, Meta u shpreh se procesi i reformës në drejtësi është thelbësor jo vetëm për integrimin evropian të vendit, por edhe për krijimin e një klime më të besueshme biznesi. Z. Meta u shpreh se Shqipëria mbështetet tek përkrahja dhe eksperienca e Hungarisë në drejtim të integrimit evropian si dhe mirëpret investimet hungareze në vend.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta