Elbasan, ushtron dhunë me mjete të forta, pranga 39-vjeçarit

05/04/2016 10:20

Një 39-vjeçar është arrestuar në orët e fundit nga efektivët e policisë së Elbasanit, për shkak se më herët kishte dhunuar një shtetas.

Sipas një njoftimi për shtyp të drejtorisë lokale të policisë, Gentian Bylyku është vënë në pranga pasi ka goditur me mjete të forta shtetasin me inicialet E.B, po nga Elbasani.

Ky i fundit, sipas njoftimit, është dërguar në spitalin kirurgjik të qytetit, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, materialet hetimore i kanë kaluar prokurorisë së rrethit, për akuzën e “plagosjes së lehtë me dashje”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA