Bllokimi i reformës, Lu nis turin politik; Basha “ndalesa” e parë

05/04/2016 12:00

Ambasadori amerikan, Donald Lu ka nisur një tur të ri takimesh me politikanët shqiptarë, në përpjekje për t’i dhënë një shans të ri bisedimeve për reformën në drejtësi.

Ky besohet se është fokusi i takimit që ai zhvilloi paraditen e së martës me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Takimi është zhvilluar për gati një orë, por nuk ka asnjë detaj nga biseda mes tyre.

Megjithëse takimi është zhvilluar kokë më kokë, besohet se Basha dhe Lu kanë diskutuar mundësitë e rifillimit të dialogut për reformën në drejtësi.

Ajo u ndërpre 2 javë më parë, kur Partia Demokratike u tërhoq nga bisedimet derisa qeveria të zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për të çuar atje interpretimin e vlefshmërisë së mandateve të deputetëve Valentina Leskaj dhe Rakip Suli.

Zoti Basha ka deklaruar më herët se opozita nuk mund të vazhdojë dialogun për të ndryshuar Kushtetutën, kur qeveria refuzon të zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese. 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA