Aksident në aksin Tiranë-Elbasan, përplasen dy makina

03/04/2016 00:00

Një aksident automobilistik ka ndodhur mesditen e së dielës në aksin Tiranë-Elbasan.

Dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin në Mullet dhe për pasojë kanë mbetur të plagosur dy persona.

Sipas informacioneve të para, personat e plagosur janë jashtë rrezikut per jetën.

Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, ndërsa policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur hetimet.

Top Channel