Kurbin, vritet me armë zjarri 50-vjeçari; identifikohet autori

02/04/2016 17:25

Një vrasje me armë zjarri është regjistruar këtë të shtunë në Kurbin, ku viktimë ka mbetur një 50-vjeçar.

Burime policore lokale bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:00 në fshatin Gallatë, ku shtetasi Mark Ndreca është qëlluar për vdekje nga një banor i zonës.

Sipas burimeve, nga mbledhja e të dhënave dhe dëshmive paraprake në vendin e ngjarjes, uniformat blu kanë bërë të mundur identifikimin e të dyshuarit si autor, që rezulton shtetasi Tom Lala, 69 vjeç.

Burimet nënvizojnë se strukturat përkatëse të policisë kanë nisur kërkimet për kapjen e tij. Ndërkohë, vazhdojnë veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të ngjarjes, që në sfond dyshohet të ketë motive pronësie.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA