Një familje arabo-amerikane është irrituar ndaj kompanisë United Airlines, pasi stafi i saj i hoqi ata nga fluturimi, me një sjellje që, siç thonë ata, ishte “diskriminuese”.
Më 20 mars, Eaman Amy Saad Shebley dhe fëmijët e saj iu kërkua të braktisnin bordin e fluturimit nga Çikago në Uashington D.C nga ekuipazhi, me arsyetimin e “sigurisë së fluturimit”.
Por në disa video të postuara në Youtube, Shebley deklaron se ekuipazhi largoi atë dhe familjen e saj për arsyen e vetme të pamjes së jashtme. Akuzë kjo që mohoet nga kompania.
Dy video të shkurtra tregojnë se si anëtarët e ekuipazhit marrin gruan dhe bashkëshortin e saj. fillimisht një grua u kërkon atyre të dalin nga avioni dhe kur dy bashkëshortët pyesin përse, videoja ndërpritet para se të dëgjohet përgjigjia.
Top Channel