Aksident në Shkodër, plagosen rëndë dy 14-vjeçarë

02/04/2016 16:50

Dy 14-vjeçarë kanë mbetur të plagosur këtë pasdite, si pasojë e një aksidenti rrugor të regjistruar në qarkun e Shkodrës.

Burime policore lokale bëjnë të ditur se dy adoleshentët po udhëtonin me një motoçikletë tip “Yamaha” pa targë dhe janë përplasur me një automjet tip “Ford” në afërsi të fshatit Hot i Ri.

Përplasja ka qenë tepër e fortë dhe dy 14-vjeçarët, të identifikuar me inicialet K.Gj dhe R.N dhe të dy banues në Shkodër, kanë marrë lëndime serioze. Uniformat blu të mbërritura në vendin e ngjarjes i kanë dërguar ata në spital.

Ndërkohë kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve, ndërsa kanë shoqëruar në komisariat drejtuesin e mjetit me targë “DC 395 PE”, i identifikuar edhe ky me inicialet V.Q, 21 vjeç. 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA