Zbulohet pyetja e referendumit të PS, ja fleta e votimit
01/04/2016 00:00
Partia Socialiste ka përfunduar printimin e fletëve të votimit për referendumin e 9 prillit. Baza socialiste me Po ose Jo do të duhet t’i japë përgjigje pyetjes.
“Kur PS është në qeveri dhe kryetari i saj është i zgjedhur Kryeministër, a konsiderohet i rinovuar automatikisht mandati i kryetarit?”
Çdo fletë votimi do të ketë dy firma, atë të kryetarit dhe nënkryetarit të komisionit të zgjedhjeve të partisë për njësinë administrative.
Në mbledhjen e fundit me koordinatorët e 6 qarqeve, Kryeministri Rama, iniciuesi i këtij referendumi i pari në llojin e tij në Shqipëri, kërkoi korrektësi dhe transparencë maksimale.
Top Channel