“Asnjë pagë nën 500 euro”/ Rama në podkastin “Flasim”: Kapërcyem të gjitha pengesat me çeljen e grupkapitujve
Sekretari i grupit parlamentar të PD, Gent Strazimiri ka reaguar mbrëmjen e sotme, duke deklaruar se, “kurrë s’kam pranuar dhurata e aq më pak armë jashtë armaturës së shtetit”.
Ai ka ironizuar zërat se ka dorëzuar një armë tjetër në polici, duke i cilësuar ato fabrikime nga “çeta në pushtet”.
“Me rastin e 1 prillit unë personalisht kam marrë një “urim” të dedikuar nga çeta në pushtet! Pas dështimit të varianitit “bomba e ambasadës sovjetike”, shokët e Sigurimit kanë montuar variantin “armë në altarin e kishës”…”, është shprehur Strazimiri.
Më tej, duke falenderuar në mënyrë ironike “shokët e sigurimit dhe çetën”, Strazimiri ka hedhur poshtë akuzat, duke thënë:
“Kurrë në jetën time politike nuk kam pranuar dhuratë, as të lirë e as të shtrenjtë, të çfarëdo lloji qoftë, nga askush! Në rastin konkret, e vërteta del fare thjesht: njerëz pa pasaportë edhe gjen. Armë pa “pasaportë” jo. Madje, arma e pajiset me “pasaportë” ende pa dalë nga fabrika dhe quhet “enduser certificate”. Cilido që ka mbajtur, transportuar apo dhuruar një armë duhet të paraqesë “enduser certificate”, përndryshe teknikisht ka kryer veprën penale të “trafikimit të armëve””, ka thënë Strazimiri.
Ai ka theksuar se, “nëse arma pa “enduser certificate” ka ardhur nga jashtë Shqipërisë, atëherë klasifikohet në “trafik ndërkombëtar të armëve””.
“Pra, cilido që kërkon të vërtetën, veçanërisht media, e nxis që të kërkojë nga cilido burim, zyrtar ose jo, këtë dokument që nuk lejon askënd të gënjejë apo të fshihet! Personalisht kam pranuar armë vetëm nga armaturat zyrtare të shtetit shqiptar, në bazë të të gjithë legjislacionit në fuqi”, ka thënë Strazimiri.
Ai është shprehur më tej se, ““Griseldi” i çetës këtë e di mirë, madje ka edhe të gjithë dokumentacionin e nevojshëm për ta provuar”.
“Në lidhje me sa më sipër do të ndërmarr të gjitha hapat ligjore, për të çuar para drejtësisë cilindo që deri në këto momente ka prodhuar, montuar, mbajtur e shpërndarë skenare të çfarëdolloji, me qëllim dezinformimin e opinionit publik dhe denigrimin e personit tim”, ka shtuar deputeti demokrat.
Top Channel