Llalla: Vrasja e Artan Santos, ende pa autor

01/04/2016 00:00

Rasti i vrasjes së bankierit Artan Santo, i cili u ekzekutua me armë zjarri në mes të Tiranës, ndodhet në udhëkryq. Kështu ka deklaruar kryeprokurori Adriatik Llalla gjatë intervistës së dhënë për VOA.

“Rasi i vrasjes së bankierit Santo vijon të jetë pa autor”, ka thënë Lllala, i cili ka refuzuar të japë detaje mbi këtë çështje.

“Hetimet janë në bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe në fazën ku jemi nuk mund të them më shumë”, ka thënë prokurori i përgjithshëm.

Gjatë intervistës Llalla është pyetur edhe për raste të tjera “pikante” të hetuara nga prokuroria, si ai i “Albpetrol” dhe ai i ish-guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani.

“Albpetrol është një çështje ku ndërthuret natyra penale me atë civile. Kemi mbledhur informacione, por ka pengesa”, ka thënë Llalla pa dhënë detaje të tjera.

Ndërsa sa i takon fullanit ai ka saktësuar përse prokuroria nuk e apeloi pretencën e saj. “Nuk apeluam pasi nuk pati shkelje proçeduriale, apelimi bëhet kur vihen re shkelje proçeduriale”, ka thënë Llalla.

Top Channel