Zjarr në banesë, humb jetën 61-vjeçari në Poliçan
31/03/2016 18:25
Një 61-vjeçar humbi jetën këtë të enjte në qytetin e Poliçanit, për shkak të një zjarri që përfshiu banesën e tij.
Viktima, një përdorues i rregullt i alkoolit, jetonte prej kohësh i vetëm në banesë dhe sipas policisë është treguar i pakujdesshëm duke lënë ndezur një qiri, në mungesë të energjisë elektrike.
Policia bën të ditur se shkaku i vdekjes ka ardhur si pasojë e asfiksisë dhe më pas ka ndodhur edhe djegia e trupit.
Top Channel