Kërcënoi me martesë të miturën, pranga 66-vjeçarit në Tropojë

31/03/2016 00:00

Një 66-vjeçar u arrestua nga policia e Tropojës pas denoncimit të një 17-vjeçarje, të cilën kërkoi ta rrëmbente për martesë.

Azem Trezhnjeva, banues në fshatin Buçaj u prangos pasi nën kërcënimin e armës ka dashur të detyrojë 17-vjeçaren me inicialet R.B., që të lidhë martesë me të.

Pas marrjes së denoncimit nga ana e së miturës, forcat e policisë kanë arrestuar autorin në banesën e tij.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në banesën e 66-vjeçarit, u gjetën në cilësinë e provave materiale arma tip “Zastava” dhe dy krëhëra me fishekë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Tropojës me akuzën e kanosjes, armëmbajtjes pa leje dhe shtrëngim për të lidhur martesë.

Top Channel