
Agjentë të policisë së Pogradecit kanë zbardhur një episod kriminal të ndodhur më herët gjatë muajit, kur u grabit një banesë në fshatin Rëmenj.
Burime policore lokale bëjnë të ditur se uniformat blu pas një procesi hetimor të kryer me metoda speciale kanë arritur të identifikojnë dhe ndalojnë përgjegjësin e kësaj grabitjeje, shtetasin Armand Jakupaj, njëkohësisht pronar i banesës.
Sipas burimeve, nga hetimet është zbuluar se, Jakupaj ka bërë një kallëzim të rremë në komisariatin e policisë që mbulon fshatin Rëmenj, se në shtëpinë e tij ishin vjedhur 3 mijë euro.
Sipas burimeve, shuma e parave është vjedhur nga vetë 21-vjeçari, i cili që prej datës 20 mars, kur dhe bëri grabitjen, 1 mijë i ka shpenzuar, ndërsa 2 mijë i janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale.
I gjendur përpara fakteve dhe provave, 21-vjeçari ka pranuar para hetuesve se e kishte inskenuar vetë të gjithë ngjarjen. Materialet hetimore i kanë kaluar tashmë Prokurorisë së Pogradecit, për procedimin e të riut nën akuzën e “kallëzimit të rremë”.
Top Channel