Qeveria, fond prej 573 milionë lekësh për shpronësimet

30/03/2016 17:35

Qeveria dha një fond prej 573 milionë lekësh për shpronësimin e pronarëve të truallit dhe të ndertesave ku po ndërtohet bulevardi, pjesë e projektit të rikonstruksionit dhe rinovimit të unazës së vogël të Tiranës.

Ky fond, që kap vlerën e rreth 4 milionë eurove, u dha nga qeveria për shpronësimet në favor të Bashkisë së Tiranës, e cila është dhe realizuesja e projektit. I gjithë ky fond përballohet nga llogaria e qeverisë, Fondi i Shpronësimeve, në Bankën e Shqipërisë.

Në vendimin e qeverisë thuhet që, kompensimi për çdo pronar të bëhet sapo të ketë paraqitur dokumentacionin e plotë në bashki.

Ndër të tjera, në mbledhjen e tij Këshilli i Ministrave miratoi në parim dokumentin për ndryshimin e marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim, IBRD.

Sipas njoftimit zyrtar, marrëveshja në fjalë ka të bëjë me financimin e projektit të burimeve ujore në vendin tonë.

Gjithashtu, ekzekutivi miratoi vendimin për përcaktimin e kritereve për përfitimin e bursave, pagesave dhe kuotave financiare të ushqimit në mensa e konvikte. Vendimi në fjalë përfshin nxënësit dhe studentët në institucionet arsimore publike për vitin shkollor 2015-2016, vijon më tej njoftimi.

Ndër të tjera, kabineti qeveritar ka kaluar një sërë vendimesh të dhëna nga Gjykata Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut, për disa çështje të lidhura me shtetas shqiptarë. 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA