Agjentë të policisë së Lezhës kanë finalizuar këtë të mërkurë operacionin e koduar “Arbeit”, që ka çuar në prangosjen e 3 personave për shpërndarje narkotikësh.
Burime policore lokale bëjnë të ditur se, personat e arrestuar prodhonin dhe shpërndanin marijuanë. Ata janë identifikuar si shtetasit: Sabri Zyla, Fatmir Ndreca dhe Petrit Gjoka.
Burimet nënvizojnë se gjatë operacionit janë sekuestruar 340 cigare, brenda të cilave ishte kamufluar lënda narkotike, si dhe 555 doza kanabis, 1 automjet dhe 4 celularë.
Në momentin e arrestimit, shtetasi Fatmir Ndreca është përpjekur të shfajësohet duke u thënë hetuesve se është një mësues në shkollën e mesme në Shnkoll, por nga verifikimet ka rezultuar se, ai është larguar nga kjo shkollë dhe nga sektori arsimor në tërësi.
Top Channel