Gjykata, “detyrim paraqitjeje” për 13 protestuesit e arrestuar

30/03/2016 16:50

Gjykata e Tiranës ka pranuar këtë të mërkurë kërkesën e prokurorisë për personat e arrestuar lidhur me protestën e dy ditëve më parë tek Parku i Liqenit.

Kështu, trupa gjyqësore ka caktuar masën e sigurisë “detyrim paraqitjeje” për 13 protestuesit.

Në këtë mënyrë, të arrestuarit do të hetohen në gjendje të lirë për akuzat e prishjes së qetësisë publike, shkatërrim prone, kundërshtim i punonjësit të policisë dhe pjesëmarrje në tubime të paligjshme.

Gjatë vlerësimit të masës së sigurisë, jashtë ambienteve të gjykatës ishin mbledhur shumë të rinj, pjesë e Forumit Rinor të Partisë Demokratike, të cilët kanë pritur me ovacione vendimet për lirimin e të ndaluarve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA