Nuk arkëtuan 442 mijë euro nga taksat e parkingut, Prokuroria e Fierit dërgon në gjyq dy drejtoreshat e Bashkisë dhe drejtorin e DVKT Një ditë pas protestës së opozitës në Parkun e Liqenit, Bashkia e Tiranës vijon punimet për ndërtimin e këndit të lojërave. Afati për përfundimin e tyre është 1 qershori, datë në të cilën, kryebashkiaku ka premtuar përurimin e tij me rastin e festës së fëmijëve.
“Një ditë pas protestës së opozitës, që u konfrontua edhe me policinë për të kundërshtuar ndërtimin e këndit të lojërave, këtu në Parkun e Liqenit vijon normaliteti. Në vendngjarje duken punëtorët që veprojnë për të ndërtuar këndin e lojërave, e megjithatë qytetarët ndahen në pro dhe kundër këtij ndërtimi”.
“Të bëhet, të lulëzojë dhe të luajnë fëmijët. Të rriten të shëndetshëm. Pse mos ta bëjmë si Europa apo bota?”, thotë një qytetar.
“Është lënë 20 vite pas dore dhe mund ta themi këtë fatkeqësisht”, thotë një tjetër banor.
“Po të jetë në funksion të fëmijëve unë do të jem dakord, por kam frikë se mos bëhet diçka tjetër”, tha një qytetare.
“Ky vend këtu është çereku i ‘mushkërisë’ që i ka mbetur Tiranës. Mirë atje që jetojmë në smog, por kemi ku të vijmë për të marrë disi frymë lirisht, për të mos thënë që është i vetmi për fëmijët. Të mirat do t’i ketë kryebashkiaku, neve jo”, thotë një tjetër qytetar.
Këndi i lojërave në Parkun e Liqenit në Tiranë është projekti më i diskutuar i dy muajve të fundit ndërmjet medias, shoqërisë civile dhe politikës, për të cilin deri më sot janë zhvilluar 4 protesta, fillimisht me nismëtare shoqërinë civile dhe opozitën, protesta e fundit e së cilës u zhvillua të hënën.
Top Channel