Trembëdhjetë persona u arrestuan për protestën tek liqeni artificial. Në një njoftim për publikun, Policia e Tiranës bëri të ditur edhe listën me 13 emra të personave të arrestuar, mes të cilëve edhe ish-deputeti Ndriçim Babasi.
Personat e arrestuar:
1. Ndriçim Babasi
2. Indrit Hoxha
3. Erjon Dizdari
4. Franci Doka
5. Gerald Metko
6. Silvio Sheme
7. Jurgen Kupi
8. Soven Sheme
9. Arlind Kajo
10. Klejdi Kalaja
11. Grigels Muçollari
12. Behar Hasa
13. Tonin Kolthi
Akuzat që rëndojnë mbi ta janë “Organizimi dhe grumbullimi në manifestime të paligjshme”, “Shkatërrimi i pronës”, “Kundërshtim i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik” dhe “Prishja e qetësisë publike”.
Policia sqaroi në komunikatën zyrtare se, nëntë deputetë të Partisë Demokratike shoqëruar nga protestues të tjerë, me veprime të dhunshme, çanë me forcë kordonin e Policisë Bashkiake dhe të Policisë së Shtetit duke hyrë brenda rrethimit të kantierit në ndërtim dhe duke e shkatërruar atë.
Protestues të tjerë vazhduan me veprime të dhunshme ndaj kordonit të Policisë Bashkiake dhe të Policisë së Shtetit, duke i shkaktuar plagë tre punonjësve bashkiake.
Policia sqaroi se arrestimi i protestuesve është bërë në flagrancë. Materialet i janë dërguar Prokurorisë së Rrethit Tirane. Të 13 të arrestuarit do të dalin përpara Gjykatës së rrethit ditën e mërkurë në sencën gjyqësore që do të zhvillohet ndaj tyre për caktimin e masës së sigurisë.
Pavarësisht se ka patur disa konflikte të dhunshme te Parku i Liqenit, kjo është hera e parë që policia kryen arrestime të protestuesve.
Top Channel