Mungonte kundëretiketa në gjuhën shqipe, AKU bllokon 5 ton djathë “Gouda” dhe 944 kg fileto pule Gjatë protestës tek Liqeni dhe përplajses me forcat e policsë, pamjet filmike të realizuara në vendin e ngjarjes lënë vend për dyshime se deputeti demokrat Gent Strazimiri mund të ketë qenë i armatosur.
I pyetur nga Top Channel nëse në këtë fotografi ai ka qenë i armatosur me pistoletë, Strazimiri as nuk e ka pohuar e as nuk e ka mohuar një gjë të tillë.
“Unë lëviz i armatosur 24 orë në ditë me një armë. Arma ime e vetme është denoncimi i kësaj qeverie, që nuk është vetëm në lidhje me krimin, por është vetë krimi. Sot, ajo që e kanë veshur me uniformën e shenjtë të Policisë së Shtetit është një çetë militantësh, numëruesish, financuesish të PS-së, nën urdhërat e ministrit Shullazi dhe kyeministrit Shullazi”, ka thënë Strazimiri.
Top Channel ka këmbëngulur disa herë për një përgjigje nëse ai është apo jo me pistoletë në brez, por zoti Strazimiri ka cituar ligjin që u lejon deputetëve të mbajnë armë.
Pak më vonë, deputeti në fjalë ka dhënë edhe një sqarim për ato që i ka quajtur “të gjitha organet e shtypit dhe propagandës të Partisë dhe pushtetit”.
“Me armë në mënyrë krejt të paligjshme, me numra identifikimi të hequra qëllimisht, sot ishte ajo që nuk mund të quhet më “Policia e Shtetit”, dhe jo Gent Strazimiri! Arma e Gent Strazimirit nuk mbahet në brez! Arma e vetme e Gent Strazimirit është dhe do të jetë ajo që ka qenë gjithmonë: denoncimi dhe përballja pa kompromis me këtë bandë kriminale që po sundon me urdhëra kriminelësh e jo me ligje!”, ka thënë Strazimiri në reagimin e tij.
Ristani: Strazimiri me pistoletë? Mashtrim mediatik
Ndërsa deputeti Arben Rstani, nga Drejtoria e Policisë së Tiranës hodhi poshtë foton e qarkulluar në mediat online, ku supozohet se kolegu i tij kishte qenë i pajisur me pistoletë në protestën tek Parku i Liqenit.
“Fotoja ku deputeti Strazimiri shihet me pistoletë në brez është një mashtrim. Mediat kanë mashtruar. Por nuk do t’ia dilni dot as me këto, as me terrin informativ”, tha Ristani në një komunikim me gazetarët.
Top Channel