“Asnjë hidrocentral nuk duhet ndërtuar në Park Kombëtar. Për zonat të tjera, më pak të mbrojtura, duhet të ketë një analizë të hollësishme mbi përfitimet që ato na japin dhe më pas duhet të vendoset me kujdes, të gjendet një balancë me atë se çfarë humbasim nëse ndërtojmë hidrocentrale”.
Ky është përfundimi i një analize të thelluar të Organizatës Botërore të Mjedisit. WWF, e cila i këshillon Qeverisë shqiptare që të ndalë ndërtimin e hidrocentraleve me moratorium, për t’i dhënë frymë natyrës, por edhe kohën e duhur autoriteteve të informohen lidhur me qindra leje koncesionare të dhëna në vend.
“Gjatë këtyre tre viteve nuk duhet të jepet asnjë leje e re, ndërsa ato ekzistuese të rishikohen për të parë impaktin e tyre real”, thotë Petra Remeta, përfaqësuese e WWF.
Në Ministrinë e Mjedisit thonë se një analizë e hollësishme e lejeve të dhëna ka nisur. Por për lejet ekzistuese, Ministria thotë se duhet parë mundesia e kompensimit nga ana e shtetit.
“Në shumë raste kemi që nuk kanë filluar nga puna. Shpresojmë që të bëhet një përpjekje madhore nga Qeveria dhe të gjitha institucionet që përfaqësojnë qeverinë për të parë mundësinë e kompensimit apo devijimit të këtyre ndërtimeve brenda parqeve kombëtare, që në thelb kanë një dimension tjetër nuk janë vende ku ne duhet të ndërtojmë hidrocentrale”, thotë Zamir Dedej drejtor i Pwrgjithshwm i Agjencisw Kombwtare tw Zonave tw Mbrojtura.
“Dokumenti kryesor mbi të cilin bazohet leja mjedisore është vlerësimi i ndikimit në mjedis. Duhet të jetë produkt i një skuadre njerëzish të pavarur, të pa influencuar nga investitori dhe objektiv dhe duhet të ketë konsultime publike”, thotë përfaqësuesja e WWF, Remeta.
Top Channel