Masat kundër terrorizmit, testohet gatishmëria në portin e Durrësit

28/03/2016 15:30

Aktet terroriste në zemër të Evropës dhe kërcënimet në vazhdimësi, kanë shtuar kontrollet dhe masat e sigurisë në të gjitha portet detare të vendit. Përveç policisë, në gatishmëri janë dhe forcat e sigurisë portuale e strukturat e tjera ndihmëse.

“Jemi në kushtet e sigurisë së nivelit nr.1, po që nga e diela jemi në masa specifike, pasi janë shtuar kontrollet… të gjitha strukturat kanë kaluar me një koefiçient rrisku të lartë, po pa ndryshuar nivelin e sigurisë”, ka thënë Hysni Aruçi, Drejtor i Autoritetit Shtetëror të Sigurisë Portuale.

Mbrëmjen e kaluar porti detar i Durrësit dhe strukturat e tij u vunë në provë, për përgjegjshmërinë në përgjigje të një alarmi për praninë e një çante me eksploziv në terminalin e udhëtarëve.

“Përmes këtij demostrimi u dëshmua forca e autoritetit portual në parandalimin e akteve terroriste… I kërkoj ndjesë udhëtarëve që u evakuuan nga terminali…”, tha Gazmend Shalsi, drejtori i Autoritetit Portual Durrës.

Në Durrës, autoritetet dëshmojnë se po kryejnë kontrolle të imta mbi personat dhe mjetet që lëvizin nga kjo pikë kufitare, ndërsa janë shtuar intervistat e riskut për personat e dyshimtë. Ndërkaq vetë udhëtarët shprehen për një situatë normale teksa kalojnë në pikat kufitare të dy brigjeve të Adriatikut.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA